Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se qeveria fsheh gjendjen reale të kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë vendin. Sipas tij, tashmë Tepelena është kryeqyteti i kanabisit në Europë.
“Mediat njoftojnë edhe 300 parcela kanabis të pakorrura, në të vërtetë janë mbi 700 të tilla. Tepelena del si kryeqyteti i kanabisit në Europë!Të dashur miq, ministri i Brendshëm, Sajmir Shullazi regjistroi këto dite një fitore historike. Sipas të dhënave të mbledhura nga fotografimi ajror i territorit të Shqipërisë nga njësite e antidrogës të Policise Italiane rezulton se janë jo 300 parcela kanabisi të pakorrura, por nga jugu në veri të vendit janë mbi 700 të tilla, nga të cilat vetëm në rrethin e Tepelenës jane të pakorrura mbi 270 të tilla”, shkruan Berisha në Facebook.
Berisha shkruan ndër të tjera se, “burime nga Tepelena njoftojnë se në këtë rreth mbjellja është bërë direkt nën proteksionin e policisë madje shkojnë deri aty sa flitet haptas se është vendosur për çdo rrënjë taksa e policit,që sipas të njëjtave burime ështe taksa e ministrit.”