Berisha tha sot se do mbyllte këtë Universitet privat me të ardhur në pushtet, reagon aktivisti: S’do i hyjë gjemb në këmbë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:10 30-03-2017 Berisha tha sot se do mbyllte këtë Universitet privat me të ardhur në pushtet, reagon aktivisti: S’do i hyjë gjemb në këmbë

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ditën e sotme nga çadra e protestës Henri Çilin duke pohuar se  universiteti i tij, "Universiteti Europian i Tiranës", do mbyllet kur PD-ja të vijë në pushtet.

Sakaq, aktivisti dhe pedagogu i njohur Arlind Qori është i mendimit se Berisha thjesht  “kërkon të shantzhojë klientin e vjetër që ta braktisë padronin e ri e të kthehet në prehrin ku lindi e u rrit”.

REAGIMI I PLOTË I ARLIND QORIT:

Berisha ka aluduar sot se me të ardhur në pushtet PD do të mbyllë njërën prej diplomoreve private famoze. Arsyeja? Jo prej karakterit fitimprurës saj, mospërmbushjes së detyrimeve ligjore, nivelit të mësimdhënies e mësimmarrjes, përdorimit të infrastrukturës universitare për reklamë, rekrutimit të studentëve pa konkurs etj. Por sepse pronari i saj mbështet pa doreza qeverinë (e krimit). Edhe këtu nuk kërkon hetim të allishverisheve të mundshme të pronarit me Ramën për hartimin e ligjit të arsimit të lartë, por rreh ujë në hava. Rrahja e ujit dhe kërcitja e dhëmbëve, fatkeqësisht, kërkojnë thjesht të shantzhojnë klientin e vjetër që ta braktisë patronin e ri e të kthehet në prehrin ku lindi e u rrit. Kështu diplomores në fjalë, e të tjerave si ajo, jo vetëm që s'do t'i hyjë gjemb në këmbë, lere më të mbyllet, por, sido që të vejë puna, do të vazhdojë të favorizohet nga shteti me para, monopole degësh studimi e tolerime administrative.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024873971939087
array(1) { ["section"]=> string(127) "berisha-tha-sot-se-do-mbyllte-kete-universitet-privat-me-te-ardhur-ne-pushtet-reagon-aktivisti-s-do-i-hyje-gjemb-ne-kembe-73614" }