Berisha thotë se policia mashtron me deklaratat për të dizinformuar publikun

Publikuar tek: politike, më 19:55 10-01-2016 Berisha thotë se policia mashtron me deklaratat për të dizinformuar publikun

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si dhe Policinë e Shtetit, duke thënë se kanë mashtruar me deklaratat për disa nga atentatet e ndodhura ditët e fundit.

Mashtrimi, sipas Berishës, bëhet për të dizinformuar publikun lidhur me shtimin e ngjarjeve të rënda në ditët e fundit.

“Të dashur miq, fshehja, mashtrimi, zhdukja e provave është rruga kryesore e dizinformimit të qytetarëve për çdo ngjarje kriminale nga Saje Qorri, Edvin Shullazi dhe bandat e tij me uniformë.

Kështu, dje në mengjes u njoftua se në fshatin Suc u gjend një kufomë me plagë në kokë dhe në gjymtyrë, e cila u identifikua si kufoma e qytetarit Agim Cani. Kurse në darkë, për të ulur numrin e të vrarëve, policia deklaroi se kufoma e të ndjerit nuk kishte asnjë lloj plage në kokë apo trup.

Po kështu dje në darkë, policia njoftoi se arrestoi autorin e vrasjes së Fierit dhe se i arrestuari jo vetëm ka pranuar vrasjen por ka pohuar se nuk ishte viktima personi që kërkohej për t'u vrarë por ishte një qytetar tjeter me mbiemër Kastrati. Ndërsa sot, Ilir Memushaj rezulton se nuk ka pohuar kurrë se është autori i i vrasjes por ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e fundit në Fier, të Granit Kasës dhe se nuk ka asnjë dijeni se Klement Kastrati paska qenë objekti i vërtetë i sulmit”, shkruan Berisha.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091500282287598
array(1) { ["section"]=> string(82) "berisha-thote-se-policia-mashtron-me-deklaratat-per-te-dizinformuar-publikun-29624" }