Berisha tregon emrat: Kush janë ish-sigurimsat në strukturën drejtuese të SHISH

Publikuar tek: barometri, më 07:18 09-05-2018 Berisha tregon emrat: Kush janë ish-sigurimsat në strukturën drejtuese të SHISH

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se sapo Visho Ajazi u emërua ambasador, Edi Rama riktheu në Shërbimin Informativ Shqiptar disa ish-sigurimsa.

“U krijua Drejtoria e Performancës, që drejtohet nga Mevlud Matraku, i ndjekur nga Bahri Shaqiri për lidhje agjenturore të palejueshme, me shërbime të huaja, me fqinjët. Inspektore të Përgjithshme emëroi njërën me 3 mbiemra që survejon edhe opozitën. Ka një drejtori shumë të rëndësishme atje, ajo e luftës kundër drogës. Kujt iu besua kjo drejtori? Julian Markut, ish-sigurims që në sarandë rrinte në konaket e Balilit.

Qerim Dedja është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, ish-sigurims. Agim Karalliu është emëruar në krye të SHISH të Tiranës, militant i thekur i PS-së. Ilir Tafa, ish-sigurims dhe që ka qenë kryetar i degës në Durrës, vëllai i tij është në listën e SHISH për drogën. Vladimir Elezi, ish-Sigurims drejton SHISH në Elbasan. Renald Sinani drejton degën e Sarandës, ish-sigurims edhe ky. Alban Ismaili është emëruar drejtor i kundërzbulimit. Qerim Dedja sërisht një ish-sigurims.

80 % e të emëruarve janë lartësime në detyrë të ish-sigurimsave.

Nga 17 drejtori që ka ky shërbim ka mbetur aty vetëm 1 dibran, janë hequr të gjithë veriorët si armiq të egër. Janë spastruar veriorët sikur të ishin serbë”, tha Berisha në emisionin "360Gradë" në Ora News.

Ish-Kryeministri tha se kryesisht të emëruarit janë nga Korça, duke shtuar se ato janë emëruar nga Niko Peleshi dhe Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029378890991211
array(1) { ["section"]=> string(85) "berisha-tregon-emrat-kush-jane-ish-sigurimsat-ne-strukturen-drejtuese-te-shish-120032" }