Berisha tregon foton: Këtu Rama po pi drogë. Fevziu: Është fotomontazh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:43 23-05-2019 Berisha tregon foton: Këtu Rama po pi drogë. Fevziu: Është fotomontazh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar disa foto ku sipas tij Edi Rama është duke konsumuar drogë.

Në fakt foto janë të publikuara dhe më parë në rrjetet sociale, por ish-kryeministri këmbënguli se ato ishin të vërteta dhe i argumentoi me mënyrën e tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatorit të emisionit, Blendi Fevziu, i cili i ka thënë se fotografitë janë montazh.

Pjesë nga debati:

Berisha: Interesi i jashtëzakonshëm nga publiku për foton.

Fevziu: Mirë, interesin e di unë, por foto ku janë?

Vangjeli: Është e sajuar.

Fevziu: Ajo është fotomontazh.

Berisha: Ku është e sajuar, shikoje pak. Vetëm montazh nuk ke këtu.

Vangjeli: Ky është fotomontazh.

Berisha: Absolutisht, asnjë shenjë foto montazhi nuk ka. Por, prisni tani, the montazh? Po këtu çfarë rrufit këtu me Gjushin.

Fevziu: Karamele, pse mes njerëzve do pi kokainë? Më fal Z.Berisha, Rama duke pirë kokainë, siç thoni ju, Gjushi dhe 500 veta që e shikojnë.

Berisha: Gjushi e shikon me admirim.

Fevziu: Ajo që nxore ishte fotomontazh.

Berisha: Je i vetmi në botë që thua është fotomontazh.

Foto që ka qarkulluar në mediat greke, e provuar si fotomontazh:

ssgtwerghe4he4hj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069279670715332
array(1) { ["section"]=> string(74) "berisha-tregon-foton-ketu-rama-po-pi-droge-fevziu-eshte-fotomontazh-165482" }