Berisha tregon prapaskenën e 2009-ës: Nëse nuk do të pranonte Meta do i thoja Ramës për koalicion

Publikuar tek: politike, më 21:42 31-01-2018 Berisha tregon prapaskenën e 2009-ës: Nëse nuk do të pranonte Meta do i thoja Ramës për koalicion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe një herë për koalicionin PD-LSI të vitit 2009-të.

Në një intervistë në Abcnews, Berisha u shpreh se ai nuk është penduar për atë koalicion që ka bërë në atë kohë.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se nëse në atë periudhë LSI nuk do të pranonte koalicionin, ai do të kërkonte një bashkëpunim nga Edi Rama.

“Nëse Ilir Meta nuk do të pranonte në 2009-ën, unë do t’i ofroja bashkëpunim Edi Ramës. Kam deklaruar se nuk shkoj në zgjedhje për kapriço. Se kjo do të thotë se për një mendim të disa liderëve të shkojmë në zgjedhje. Unë nuk mund të bëhem kapriçoz në asnjë rast”, tha Sali Berisha.

Ndërsa kur u pyet lidhur me mundësinë e një koalicioni PS-PD në të ardhmen, Berisha nuk e përjashtoi.

“I pandryshueshëm mendimi im. Nëse mesazhi sovranit është se vetëm koalicioni do të më qeverisi dhe unë atë do të bëj. Unë do ta quaja një fatkeqësi të madhe, por unë nuk do ta quaja një gjë të pamundur”, - tha Sali Berisha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013050079345703
array(1) { ["section"]=> string(103) "berisha-tregon-prapaskenen-e-2009-es-nese-nuk-do-te-pranonte-meta-do-i-thoja-rames-per-koalicion-108650" }