Berisha uron mësuesit dhe sulmon ish-drejtoreshën e Arsimit: Merrte 6 mijë euro, Rama e mbron

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 07-03-2015 Berisha uron mësuesit dhe sulmon ish-drejtoreshën e Arsimit: Merrte 6 mijë euro, Rama e mbron

Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar mësuesit nëpërmjet rrjetit social “facebook” dhe njëkohësisht ka risjellë në vëmendje ish drejtoreshën e Arsimit Mimoza Kuqin e cila sipas tij merrte 6 mijë euro për çdo vend pune. Sipas Berishës kryeministri Rama po vazhdon ta mbrojë Kuqin edhe sot.

“Gëzuar 7 Marsin!

Sot dita e mësuesve, burrave dhe grave qe pas prindërve, janë të mishëruar apo jetojnë me shumë se kushdo tjetër në më të mirën tonë dhe femijëve tanë, dijet, nderimin, respektin, atdhedashurinë, sjelljen dhe përgjegjësinë qytetare.

Sot arsimi shqiptar përjeton kohën e Lizave, që shndërruan rrjetin arsimor në rrjet shtetëror prostitucioni, kohën e simbleve të nxira të PS si Mimoza Kuqi që merrte 6000 euro për vend pune dhe mbrohet edhe sot nga Rama. Por unë kam besim se kjo kohë e ligë për misionaret tanë të edukimit dhe dijes, së shpejti do marrë fund. Ndaj dhe nga zemra u uroj sot mësuset dhe mësuesit e vendit Gëzuar këtë ditë, së bashku me familjaret dhe nxënëset e nxënësit tuaj”, shkruan Berisha .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha uron mësuesit: Sot dita më e trishtë për ta
Shqipëria, e para në Evropë për rrezikun e emergjencave civile »
Article Logic
Execution time: 0.01318883895874
array(1) { ["section"]=> string(96) "berisha-uron-mesuesit-dhe-sulmon-ish-drejtoreshen-e-arsimit-merrte-6-mije-euro-rama-e-mbron-5235" }