Berisha: Veliaj i harxhoi për dasmë majë kalasë paratë e vogëlushes Pamela

Publikuar tek: politike, më 13:19 21-02-2015 Berisha: Veliaj i harxhoi për dasmë majë kalasë paratë e vogëlushes Pamela Sali Berisha

Sali Berisha ka akuzuar sot ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj se ka shpenzuar paratë e strehimit të vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën, për dasmën e tij dhe për tendera për vëllanë e tij.

Sipas Berishës, ‘’ministri i Mirëqënies Personale’’ I ka premtuar familjes së do ta bënte me shtëpi por i devijoi paratë.

“Erion Veliaj, sot ministri i mirëqënies personale, vizitoi në fushatën e 23 qershorit familjen e Pamelës duke përkedhelur në prehër motrën e saj më të vogël, i premtoi familjes së Pamelës që do i siguronte një shtëpi për të futur kokën sapo të vinte në pushtet. Por kur erdhi në pushtet paratë për strehimin e Pamelës, familjes së saj dhe qindra e qindra hallexhinjve të tjere, u devijuan për dasmën majë kalasë dhe për tendera 520 milionësh për vëllain e vet. Kësaj i thonë mëshirë”, shkruan Berisha.

Vogëlushja Pamela Jahja humbi jetën pas ftohjes së rëndë që kishte marrë në barakën ku jetonte, në fshatin Shullaz të Kurbinit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029968976974487
array(1) { ["section"]=> string(78) "berisha-veliaj-i-harxhoi-per-dasme-maje-kalase-parate-e-vogelushes-pamela-4028" }