‘’Berishës ia njihte kushdo huqet…kamera ishte tejet e gjatë dhe e vjetër’’, Majko rrëfen për kryeministrat në 25 vjet parlament

Publikuar tek: politike, më 12:27 18-04-2016 ‘’Berishës ia njihte kushdo huqet…kamera ishte tejet e gjatë dhe e vjetër’’, Majko rrëfen për kryeministrat në 25 vjet parlament Berisha, gjatë fjalimit të tij vite më parë

Ka 25 vite që shqiptarët e ndjekin me kërshëri çdo zhvillim nga seanca plenare në Kuvend. Sigurisht që salla ka ndryshuar, nuk është më e njëjta, e bashkë me të edhe personazhet brenda saj. Disa kanë mbetur. Dhe siç e tregon Majko, njëri prej tyre ka qenë Sali Berisha, po kështu Ilir Meta, që sipas tij është rritur brenda tij.

‘’Berishës ia njihte huqet kushdo, me Meksin, një nga kryeministrat më punëtorë, mjaftonte një ''Nuk është e vërtetë'' dhe ai linte fjalimin dhe merrej me atë që e kishte ngacmuar.

Kuvendi zgjodhi gruan e parë kryetare, Jozefina Topallin dhe tashmë drejtohet nga dikush që është rritur brenda tij, Ilir Meta.’’, tha Majko.

Ai kujtoi edhe vështirësitë, në ceremoninë e organizuar me rastin e 25-vjetorit të Kuvendit.

“Të merrje përsipër fjalën ishte maratonë proceduriale, së pari duhet të shihte kryetari me sy të lirë, ishte një maratonë. Ne na duhet të kalonim edhe një sfidë tjetër. Ajo ishte kamera tejet e gjatë dhe e vjetër.

Do t’i kujtoj këta 25 vjet. Ajo fillon me qetësinë  e një ish-të përndjekuri politik, kur ai ishte Pjetër Arbnori…

Berishës ia njihte huqet kushdo, me Meksin, një nga kryeministrat më punëtorë, mjaftonte një ''Nuk është e vërtetë'', ai linte fjalimin dhe merrej me atë që e kishte ngacmuar.

Kuvendi zgjodhi gruan e parë kryetare Jozefina Topallin dhe tashmë drejtohet nga dikush që është rritur brenda tij, Ilir Meta.

Klasa politike nuk mësoi leksionin e disktaturës, e konsideroi forcën si një standard. Parlamenti prodhuesi më i madh i historisë.’’, tha më tej Majko.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092489719390869
array(1) { ["section"]=> string(129) "berishes-ia-njihte-kushdo-huqet-kamera-ishte-tejet-e-gjate-dhe-e-vjeter-majko-rrefen-per-kryeministrat-ne-25-vjet-parlament-37973" }