Berlini: NATO të mos nxisë Turqinë drejt daljes

Publikuar tek: bota, më 15:03 15-03-2017 Berlini: NATO të mos nxisë Turqinë drejt daljes

Turqia duhet të qëndrojë në NATO, pavarësisht krizës mes Ankarasë dhe disa vendeve evropiane, por aleatët nuk duhet gjithsesi të braktisin kundërshtarët e qeverisë turke, deklaroi për median ministrja gjermane e Mbrojtjes.

“Turqia nuk na lehtëson misionin brenda NATO-s”, u shpreh Ursula Von der Leyen, ndërsa Ankaraja është indinjuar prej dy javësh kundër ndalimit de facto në Evropë të disa ministrave për të marrë pjesë në takime elektorale pro-Erdogan me praninë e diasporës turke.

“Por askush nuk duhet të imagjinojë se një Turqi jashtë NATO-s do të na dëgjonte më mirë, do të ishte më lehtë bashkëjetesa me të, që Turqia të vijojë të qëndrojë në NATO”, paralajmëroi Von der Leyen në një intervistë dhënë për median.

Më saktë, për të anëtarët e NATO-s janë një aleancë, të cilët mund të diskutojnë më lehtësisht parimet e tyre në lidhje me demokracinë e hapjen e shoqërisë, sesa në mesin e polemikave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmet kibernetike në SHBA, padi penale për 4 persona, mes tyre edhe rusë
Aksion spektakolar/ 4.2 ton kokainë, zbulohet sasia më e madhe e drogës në 2 dekadat e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.010252952575684
array(1) { ["section"]=> string(52) "berlini-nato-te-mos-nxise-turqine-drejt-daljes-72005" }