'Bërtiti Luli dhe u hodh Meta', Rama tregon kush ia ka dhënë Presidentit informacionet për përplasje

Publikuar tek: politike, më 12:59 16-06-2019 'Bërtiti Luli dhe u hodh Meta', Rama tregon kush ia ka dhënë Presidentit informacionet për përplasje

Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe sulmet ndaj drejtuesve të opozitës dhe presidentit Ilir Meta.

Rama pretendon se Meta merr informacione nga filxhani i bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit për përplasje dhe anullon zgjedhjet.

'Ku janë këtu kushtet për konflikt, që populli të ngrihet të mbrojë Lulin, Ilirin, Saliun dhe fallxhoret. Këto janë blofe nga njerëzit që besojnë më shumë filxhanin, që nga Ilir Meta që anulon zgjedhjet në mes të zgjedhjeve, njësoj sikur të anullojë Gëzimi ndjeshjen e futbollit këtu në Maliq. Thotë se kam burime të besueshme, domethënë filxhani. Informacionet e Metës për përplasje vijnë nga filxhani i fallxhores. Shoh një 8 këtu në filxhan, me shumë siguri do jetë 8 qershori, ky gjarpri do hajë me siguri kokën e një personi dhe dil e shpëtoje. Del ky e thotë shpëtova popullin nga gjakderdhja. S’ka asnjë gjakderdhje vetëm llumderdhje', tha Rama, ndërkohë që tregoi një histori krahasuese me situatën aktuale.

'Kemi pasur në lagje një person dhe dilte në 3 të ditës, në mes të vapës dhe thonte hapni rrugën se do hidhem. Një ditë u hodh një tjetër, pa folur fare ky dhe tha komshiu nuk e prisnim nga ai. Kështu ia bën edhe Luli, thotë hapni rrugën se do hidhem dhe u hodh Meta', deklaroi kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034440994262695
array(1) { ["section"]=> string(104) "bertiti-luli-dhe-u-hodh-meta-rama-tregon-kush-ia-ka-dhene-presidentit-informacionet-per-perplasje-168424" }