Besart Berisha kujtohet për Shqipërinë, kërkon Europën

Publikuar tek: sport, më 16:51 03-12-2015 Besart Berisha kujtohet për Shqipërinë, kërkon Europën

Besart Berisha prej 5 vitesh dominon ligën australiane, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të saj, megjithatë përgjatë këtyre sezoneve ai nuk ka gjetur asnjëherë kohë për të luajtur të paktën një ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ndonëse kërkesat nga Tirana kanë qenë të shumta.

Edhe pse nuk e ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt kualifikimit në Euro2016, Berisha dëshiron që të jetë pjesë e Kampionatit Europian.

“Ekziston mundësia të luaj. Nëse sezoni këtu ka përfunduar dhe nëse më vjen një telefonatë, unë jam i gatshëm të shkoj”, ka thënë lojtari shqiptar për mediat australiane.

Debutimi i fundit i Berishës me fanellën kuq e zi ka qenë në vitin 2009 dhe pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Kombëtarja, justifikimi i tij ka qenë se largësia e pengon të angazhohet me Shqipërinë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027514934539795
array(1) { ["section"]=> string(59) "besart-berisha-kujtohet-per-shqiperine-kerkon-europen-26884" }