Besim Hajdarmataj del me PROKURORIN italian: 21 urdhër arreste për trafikantët SHQIPTARË të DROGËS, 19 në pranga, 2 në kërkim (DETAJE- EMRA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:14 16-03-2018 Besim Hajdarmataj del me PROKURORIN italian: 21 urdhër arreste për trafikantët SHQIPTARË të DROGËS, 19 në pranga, 2 në kërkim (DETAJE- EMRA) Besim hajdarmataj ne konference me homologet italiane

Prokurori Besim Hajdarmataj ka dalë në një konferencë të përbashkët me prokurorin italian të Barit për të bërë me dije se janë lëshuar më datë 14 mars 2018, 21 urdhër-arreste për shqiptarët e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, mes të cilëve, 19 janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim, lidhur me operacionin “shefi”.

“Më datë 14. 03. 2018 janë nxjerrë urdhra arresti për 21 shtetas shqiptarë, 19 të arrestuar e dy në kërkim, në fushën e trafikimit të narkotikëve shqipoëri itali nga operacionet e kryera nga shtetit italian përgjatë 2016- 2017 janë sekuestruar 2. 5 ton kanabis, 1 kg kokainë e 1 heroinë. Nga shkëmbimi i informacionit, janë arrestuar Mariglen Shusha, Hamit Seferi, Malton Lleshi, trafikantë të narkotikëve . Nga bashkërendimi i të dhënave me autoritetet italiane, oficerëve të DIA-s dhe strukturave të policisë së shtetit, u bë arrestimi i tyre më datë 14.03. 2018. Ky operacion kishte në terren oficerë të policisë së shtetit, të prokuorisë e oficerë të DIA-s.

Ky operacion shënon një bashkëpunim të frytshëm mes autoriteteve tona. Në kuadër të hetimeve tona janë caktuar edhe arrest me burg për Ferat Hajdini e Fiqiret Seferi ku të dhënat janë prodhuar nga hetimi me Prokurorinë e Barit.

Hetimet janë ende në vijim. Rezultatet e deritanishme dëshmojnë për vullnetin e përbashkët për të bashkëpunuar në këtë fushë për vepra penale të karakterit transnacional.

LEXO EDHE: TALI/ ARRESTIME MASIVE PËR TRAFIKIM DROGE, ZBULOHET IDENTITETI I 20 SHQIPTARËVE (LISTA ME EMRA)

Gjithashtu në Lece,është arrestuar.

Dino Abazi, i dyshuar si pjesë e organizatës kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Po kryhen një numër procedimesh për trafikimin e lëndëqve narkotike të sasive të mëdha, nga ajri deti e pikave të kalimit kufitar.”, tha Hajdarmataj duke mos dhënë më shumë detaje pasi siç u shpreh prokurori , janë pjesë e hetimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E regjistroi për 72 minuta, Hoxha rrëfen pse nuk e denoncoi në polici nusen 21 vjeçare që VRAU vjehrrën
Shpërndanin kokainë në klubin e tyre, bashkëshortët, njëri shqiptar tjetra italiane, prangosen (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011298894882202
array(1) { ["section"]=> string(141) "besim-hajdarmataj-del-me-prokurorin-italian-21-urdher-arreste-per-trafikantet-shqiptare-te-droges-19-ne-pranga-2-ne-kerkim-detaje-emra-113454" }