Besimi fetar i 140 deputetëve në Kuvend, reagon me kritika ish-ministri socialist

Publikuar tek: politike, më 09:58 23-08-2017 Besimi fetar i 140 deputetëve në Kuvend, reagon me kritika ish-ministri socialist

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka reaguar pas publikimit të një raporti të shpërndarjes së besimit fetar të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes 5 pikave të ndara si nënçeshtje, Malaj thotë se ky është një informacion që nuk duhej publikuar pasi nuk është aspak i dobishëm në debatet publike.

STATUSI I PLOTË

Miremengjesi, nje pjese e medias sot ishte fokusuar tek disa te dhena te perberjes se Parlamenti te ri sipas besimit fetar. Besoj se ky informacion nuk eshte i dobishem per debatet publike sepse :

1. Besimi fetare eshte dicka teresisht personale. Bazuar ne parimet e te drejtave themelore te njeriut cdo individ ne raport me besimin fetar eshte ai qe deshiron te jete. 
2. Shteti duhet te jete laik. Besimi fetar nuk trashegohet, zgjidhet ne menyre personale.
3. Shqiperia dallohet per harmonine fetare, cdo statistike per shkallen 'jo propocionale' te perfaqesimit ne Parlament apo Qeveri mund te ushqej qejf mbetje tek pjeset "konservatore" te besimeve fetare. 
4. Cdo rritje e pa kenaqesive duke perdorur disa perllogaritje statistikore mund te ushqej supermacine apo radikalizimin tek pjeset e tjera. 5. Pergjithsishte ne politik behet kujdes per perfaqesimin sa me mire te zonale te ndryshme te vendit, behet kujdes per respektimin e etnive ne shtetet multietnike.
5. Ne eksperiencat nderkombetare kemi ndryshim te besimit fetare te liderve politike si Tony Blair dhe angazhimin e enavagjelisteve ne citroen e mandati te dyte te George W Bush. Expertet e shekncave politike e konsideruan kete perdorim politik te besimit fetare si nje nga gabimet me te renda te tij. 
Ne perfundim shkenca e statistikes eshte e bukur, ajo mund te perdoret me mire per te permiresuar qeverisjen e vendit, por njekohesisht ajo eshte lehtesisht e manipulueshme kur perpunimi i tyre nuk ka nje gjetje dhe mbi bazen e saj te ndertohen rekomandimet permiresuese.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090470314025879
array(1) { ["section"]=> string(86) "besimi-fetar-i-140-deputeteve-ne-kuvend-reagon-me-kritika-ish-ministri-socialist-89908" }