'Besimplotë se do t'i rikthehemi së shpejti garës futbollistike', Armand Duka flet pas takimit me Presidentin Meta

Publikuar tek: sport, më 13:52 07-05-2020 'Besimplotë se do t'i rikthehemi së shpejti garës futbollistike', Armand Duka flet pas takimit me Presidentin Meta Armand Duka dhe Ilir Meta

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka takuar ditën e sotme Presidentin e Republikës Ilir Meta, për t'i bërë kërkesën e tij për rifillimin e futbollit në vendin tonë.

Duka shprehet se i ka prezantuar Presidentit Meta protokollin sanitar të përgatitur në konsultim me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa nga federatat homologe.

Presidenti i FSHF-së thotë se është besimplotë për rifillimin e aktiviteteve futbollistike në vendin tonë, pasi futbolli si sporti më i dashur për shqiptarët do të shërbejë për rikthimin e jetës sonë në mënyrë graduale drejt normalitetit.

Ndalimi i futbollit ka tronditur financat e klubeve të futbollit, ndërsa kujtojmë që qeveria nuk i përfshiu lojtarët dhe stafet teknike n ëpaketat e ndihmave ekonomike.

FSHF alokoi një fond për të mbështetur klubet, ndërsa Duka pak ditë më parë është shprehur se do të akordohet edhe një fond tjetër për rrogat e dyta që do të përfitojnë lojtarët dhe stafet teknike të ekipeve futbollistike në Shqipëri.

Postimi i Armand Dukës:

Të dashur miq,

Sot kisha kënaqësi të zhvilloja një takim me Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta, të cilin e njoha me kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për rifillimin e futbollit. Në takimin me Presidentin prezantova dhe protokollin sanitar të përgatitur nga stafi jonë në konsultim me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe.

Mbetem besimplotë se shumë shpejt do të kemi një përgjigje nga autoritetet shëndetësore të vendin për t’iu rikthyer sa më shpejt garës futbollistike në të gjitha nivelet.

Futbolli si sporti më i dashur për të gjithë shqiptarët do të shërbejë shumë për rikthimin e jetës sonë në mënyrë graduale drejt normalitetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018739938735962
array(1) { ["section"]=> string(118) "besimplote-se-do-t-i-rikthehemi-se-shpejti-gares-futbollistike-armand-duka-flet-pas-takimit-me-presidentin-meta-205514" }