Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Qindra besimtarë kanë dalë sot në mëngjes për të falur namazin në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit.
I pranishëm ka qenë edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, i cili u ka bërë thirrje besimtarëve që të falen për më shumë paqe dhe harmoni.
‘’Të falemi për më shumë paqe dhe harmoni’’, tha Spahiu.
Po kështu i pranishëm ka qenë edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili u shpreh për ditën e bashkimit dhe mirësisë.
“Uroj që të jetë një ditë e bashkimit dhe mirësisë’’, tha Idrizi.