Besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë sot, pas 30 ditësh agjërim, Fitër Bajramin.
Festa ka nisur me faljen e Bajramit ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mblehdhur qindra besimtarë, ndërsa në Prishtinë ata janë mbledhur në Xhaminë e Madhe. Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës për festën e Fitër Bajramit, e cila është simboli i paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë. Bruçaj është lutur për më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe atdheun tonë.