Besimtarët shtrojnë iftar “para syve” të Trump, shenjë proteste për politikat antimyslimane të Presidentit

Publikuar tek: bota, më 13:09 02-06-2017 Besimtarët shtrojnë iftar “para syve” të Trump, shenjë proteste për politikat antimyslimane të Presidentit

Aktivistët myslimanë duket se kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të shënuar ditën e gjashtë të Ramazanit.

Mijëra persona janë mbledhur të hanë darkën e iftarit jashtë kullës së Presidentit Donald Trump në Manhatan, mbrëmjen e të enjtes, raporton “CNN”.

Dy grupe aktivistësh ftuan anëtarët e bashkësisë për të protestuar ndaj ‘politikave paragjykuese’ të Presidentit Trump.

Këtë herë ata nuk filluan të thërrisnin në kor dhe nuk mbanin pankarta. Ata thjesht u mblodhën për iftar, ushqimi i parë i ngrënë nga myslimanët pas perëndimit të diellit gjatë Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit dhe lutjes.

Oficerët e policisë qëndronin rreth një grupi të madh myslimanësh dhe mbështetësish, të cilët u ulën para hyrjes së larg hyrjes në “Trump Tower”.

18902978_135532986997867_94915710_n.jpg18902258_135533000331199_2009206216_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tym i zi në Vatikan, çfarë ka ndodhur pranë Kishës Katolike Romake
Holanda goditet nga një cunami (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010120153427124
array(1) { ["section"]=> string(109) "besimtaret-shtrojne-iftar-para-syve-te-trump-shenje-proteste-per-politikat-antimyslimane-te-presidentit-80957" }