Besmir Bitraku: “Hajduti i Neranxit”, roli qe nuk do përsërisja kurrë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:15 01-03-2015 Besmir Bitraku: “Hajduti i Neranxit”, roli qe nuk do përsërisja kurrë Besmir Bitraku i maskuar si \"Hajduti i Neranxit\"

Aktori Besmir Bitraku mori famë të jashtëzakonshme kur iu përgjigj pozitivisht ftesës së gazetarit Arjan Çani për të luajtur live në emisionin e tij “Zonë e Lirë”  rolin e hajdutit me maskë që vodhi kompaninë “Neranxi.”

Çani madje e vuri ‘hajdutin’ përballë biznesmenit Nikollaq Neranxi i cili nuk pranoi t’i bënte asnjë pyetje ‘hajdutit” të tij duke i kërkuar të hiqte maskën më parë.

I gjithë ky inskenim u mor si i vërtetë edhe nga policia, që menjëherë pas mbarimit të emisionit e ndaloi ‘hajdutin’ dhe e shoqëroi në polici. Sigurisht që pasi u verifikua që ‘hajduti’ në fakt ishte aktori Besmir Bitraku policia e la të lirë dhe e komplimentoi për aktrimin.

“Policët më thanë, e luajte vërtet shumë mirë rolin por Maska është personazhi që nuk do ta përsëris më”, ka thënë Bitraku i cili së bashku me gazetarin Çani donin të jepnin mesazhin se hajduti mund të gjendet kudo, madje shumë afër nesh.

Aktori Besmir Bitraku

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025166988372803
array(1) { ["section"]=> string(70) "besmir-bitraku-hajduti-i-neranxit-roli-qe-nuk-do-perserisja-kurre-4704" }