Besnik MUSTAFAJ: Rama nuk është TRIM. Opozita të nxjerrë raportin e 2017, situate do të përkeqësohet

Publikuar tek: politike, më 17:27 16-05-2019 Besnik MUSTAFAJ: Rama nuk është TRIM. Opozita të nxjerrë raportin e 2017, situate do të përkeqësohet

Besnik Mustafaj, I ftuar në rubrikën e opinionit në News24, ka folur për situatën politike, duke komentuar sipas tij, se çfarë do të ndodhë me hapat që duhet të ndërmarrë opozita.

Zoti Mustafaj parashikon se do të ketë përshkallëzim të protestave nëse nuk do të ketë dialog.

“Jam I bindur se dialogu do të vij, por sa më larg të shtyhet në kohë, aq më dëm i bën vendit për imazhin turizmin. Unë nuk përjashtoj që nëse deri në 30 qershor nuk ka zgjidhje, do të ketë një radikalizim të madh”, tha Mustafaj.

Ish-ministri i Jashtëm Mustafaj tha se është normale që ndërkombëtarët nuk i japin të drejtë opozitës. Sepse djegia e mandateve të parlamentit, nuk ndodh as në vendet me demokraci hibride, dhe as në vendet me autokraci.

“Ndërkombëtarët kaq mund të thonë. Ndërkombëtarët nuk do i thonë opozitës “ke bërë mirë që dole nga parlamenti”. Ka vende me autokraci ku opozita është në parlament. Në këtë kuptim standarti i vendeve demokratike, në asnjë rrethanë nuk do ti thotë opozitës bëtë mirë që dorëzuat mandatet. Do të gjendemi në një calendar ciklik, dhe do të vijë një moment ku do të shtohet presioni mbi shumicën për zgjedhjen.

Opozita do të dialogojë me kryetarin e PS, Edi Rama. Por ne jemi në këtë situatë, që Rama nuk lëshon në këtë pikë, dhe opozita nuk do të tërhiqet.

Rama është i paparashikueshëm në sjelljet e tij politike. Rama nuk është trim, kjo dihet. Dhe nëse nuk trembet do të vazhdojë të jetë aty ku është” tha Mustafaj.

“Nëse do të ulen për të folur do të flasin për zgjedhjet. Por edhe sikur të jetë në parlament apo jashtë saj, ndikimi i opozitës në reformën në drejtësi, është 0 sepse janë ngritur strukturat për ta bërë reformën.

Opozita e ka vënë si kusht largimin e Ramës sepse sipas opozitës, rama është strumbullari, garancia që merr krimi i organizuar dhe falangat e paligjshme në ndërhyrjet e tyre. Opozita ka nje ekeperiencë në vitin 2017 dhe prodhoi një raport 400 faqe që nuk u mor parasysh nga Rama. Presupozohet nga opozita, se nëse do të jetë një kryeministër tjetër, do ta marrë në konsideratë këtë raport. Sepse edhe opozita nuk e përmend këtë raport, por ai është shumë i rëndësishëm” tha ish-ministri.

Përshkallëzimi i dhunës është i vetmi mjet që ka opozita për të mos lejuar mundësimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006695032119751
array(1) { ["section"]=> string(104) "besnik-mustafaj-rama-nuk-eshte-trim-opozita-te-nxjerre-raportin-e-2017-situate-do-te-perkeqesohet-164587" }