“Besoj deri në qiell që do hapen negociatat”, Zaev optimist për datën, por mohon zgjedhjet e parakohshme

Publikuar tek: rajon, më 19:41 15-10-2019 “Besoj deri në qiell që do hapen negociatat”, Zaev optimist për datën, por mohon zgjedhjet e parakohshme Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev

“Besoj deri në qiell se do të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në, mbetem optimist. Vendi ynë që nga pavarësia nuk ka fituar asgjë lehtë, ne jemi vend i vogël dhe kemi arritur gjithçka me vështirësi. Po flas për të gjitha qeveritë, kështu që drama e BE-së do të zgjasë deri në momentin e fundit.”

Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, ndërsa nesër pritet që KE të jap vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Zaev shtoi se Maqedonia nuk ka asnjë problem me metodologjitë e reja të propozuara në lidhje me reformën për zgjerim, ndërsa përjashtoi zgjedhjet e parakohshme nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave.

“Rregullshmëria e zgjedhjeve nënkupton rregullshmëri edhe në shoqëri. Të sigurosh parashikime në ekonomi është një gjë e rëndësishme, kështu që për mendimin tim, vendit tonë i duhen zgjedhje të rregullta. Ndërsa zgjedhjet e rregullta për mua janë ato në fund”, tha Zaev.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050570011138916
array(1) { ["section"]=> string(107) "besoj-deri-ne-qiell-qe-do-hapen-negociatat-zaev-optimist-per-daten-por-mohon-zgjedhjet-e-parakohshme-182198" }