Besojeni ose jo: Sali Berisha ka përshkuar me këmbë një distancë sa gjatësia e Italisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:52 07-12-2016 Besojeni ose jo: Sali Berisha ka përshkuar me këmbë një distancë sa gjatësia e Italisë

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka braktisur sportin e tij të preferuar, notin. Ai thotë se sporti i preferuar tashmë është ecja duke e quajtur si pasionin e jetës së tij.

Berisha i ka regjistruar të gjitha ecjet në natyrë, kryesisht buzë gjirit të Lalëzit, përmes aplikacionit FitBit, e së fundmi ka plotësuar edhe “gurin kilometrik” prej plot 1184 kilometra ose sa gjatësia e Italisë.

“Te dashur miq, ecja eshte pasioni i jetes sime. Sot fitbit certifikoi qe kam pershkruar me ecje nje distance prej 1184 km te barabarte ma gjatesine e Italise. Nuk i rezistova dot tundimit per ta ndare kete lajm me ju edhe me ftesen folloë me (me ndiqni), duke ju siguruar se nuk kerkon gje tjeter veçse pak disipline per te bere 10 mije hapa ne dite, e dobishme kjo per cdo njeri! Sb”, shkruan Berisha.

Sasdqw3dfefsdfsdsd33fdfggshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070211887359619
array(1) { ["section"]=> string(91) "besojeni-ose-jo-sali-berisha-ka-pershkuar-me-kembe-nje-distance-sa-gjatesia-e-italise-61918" }