Besoni se është shtatzënë dhe do martohej shpejt? Ja ç’përgjigje ju jep Marina Vjollca

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:15 18-06-2016 Besoni se është shtatzënë dhe do martohej shpejt? Ja ç’përgjigje ju jep Marina Vjollca

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një çift tepër simpatik dhe të ndjekur nga publiku. Së fundmi rreth tyre qarkulluan fjalë se  do të martoheshin shpejt, se planifikohej një dasmë luksoze, madje madje se Marina po priste një fëmijë.

Do t’u habisim pak me përgjigjen: sepse asgjë prej këtyre nuk është e vërtetë.

 “Bluetooth” ka mësuar se çifti i mirënjohur nuk po përjeton asnjë nga këto gëzime.

Marina dhe Getoari janë përkushtuar tek karriera e tyre dhe aktualisht nuk po e mendojnë një dasmë. Reperi dhe moderatorja simpatike po shijojnë bashkëjetesën, duke mos menduar ende për një dasmë në horizont.

Nga ana tjetër biondja simpatike e “Procesit Sportiv” nuk është duke pritur një fëmijë. Lajmet për shtimin në peshë, apo për pozat ku ajo shfaqet duke prekur barkun, janë thjesht thashetheme. Si Geti ashtu edhe Marina janë bashkë për mëse një viti. Për të dy kjo lidhje është padyshim një angazhim serioz, përderisa kanë nisur edhe bashkëjetesën, por mesa duket planet për familje i përkasin të ardhmes. Pas angazhimeve që i presin, dy të rinjtë do të shijojnë pushimet etyre, duke mos menduar për fëmijë, apo për një dasmë në horizont.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026746988296509
array(1) { ["section"]=> string(91) "besoni-se-eshte-shtatzene-dhe-do-martohej-shpejt-ja-c-pergjigje-ju-jep-marina-vjollca-43893" }