‘Besueshmëria është si virgjëria, e lehtë për t’u humbur...’, pas sulmit të senatorit merret në mbrojtje ministrja e Arsimit në Itali

Publikuar tek: bota, më 16:25 29-05-2020 ‘Besueshmëria është si virgjëria, e lehtë për t’u humbur...’, pas sulmit të senatorit merret në mbrojtje ministrja e Arsimit në Itali Lucia Azzolina

Tensionet pas më shumë se dy muaj bllokimi në Itali kanë vijuar në sulme seksuale dhe kërcënime kundër Ministres së Arsimit Lucia Azzolina, e cila tani ka marrë mbrojtje nga policia.

Senatori Giuseppe Moles i Forza Italia foli publikisht, duke paralajmëruar ministren Azzolina se besueshmëria ishte si virgjëria "e lehtë për t’u humbur dhe e pamundur për t'u rikuperuar".

Pas kësaj deklarate senatorët e tërbuar në partinë e saj me pesë Yje i kërkuan Moles të kërkojë falje.

Edhe Zëvendësministri, Pierpaolo Sileri, kishte marrë kërcënime lidhur me situatën e koronavirusit. Ashtu si Azzolina, ai është në lëvizjen Pesë Yje, pjesë e qeverisë së koalicionit italian.

Gjatë kohës së pyetjeve në Senat të enjten, Senatori Moles sulmoi ministren Azzolina, 37 vjeç, e cila po lufton për të adresuar zhgënjimin e përhapur mbi paralizën në arsim të shkaktuar nga kriza e koronavirusit.

"Ne kemi dëgjuar kaq shumë: mbyllja e shkollës po, mbyllja e shkollës jo; në prill të gjithë nxënësit do të promovohen, në maj disa studentë do të dështojnë; në shtator mësimet mund të jenë gjysma në shkollë, gjysma në shtëpi", tha ai.

"Unë ju kujtoj ministre që shkolla kërkon besueshmëri dhe seriozitet. Dhe besueshmëria është si virgjëria: e lehtë për tu humbur, e vështirë për tu mirëmbajtur dhe e pamundur për tu rikuperuar”, tha Moles.

Azzolina nuk e sulmua senatorin pas kësaj deklarate por postimet e saj në media sociale u përqendruan te planet që kishte për t'i rikthyer studentët e Italisë në klasa, duke siguruar që mbrojtje kundër koronavirusit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093300342559814
array(1) { ["section"]=> string(133) "besueshmeria-eshte-si-virgjeria-e-lehte-per-t-u-humbur-pas-sulmit-te-senatorit-merret-ne-mbrojtje-ministrja-e-arsimit-ne-itali-208305" }