“Beteja e këmbëve” mes Theresa May dhe Nicola Sturgeon, “Daily Mail” çorodit botën me titullin për dy zonjat kryeministre

Publikuar tek: bota, më 14:44 28-03-2017 “Beteja e këmbëve” mes Theresa May dhe Nicola Sturgeon, “Daily Mail” çorodit botën me titullin për dy zonjat kryeministre

Hije polemikash mbi tabloidin Daily Mail në Londër, ku është treguar takimi i djeshëm ndërmjet kryeministres britanike Theresa May dhe kryeministres skoceze Nicola Sturgeon. “Harroni Brexit, ajo që ka rëndësi është beteja e këmbëve!” është titulli nën foton e dy grave gjatë takimit zyrtar.

Në brendësi, artikulli është akoma më keq: vëren se Sturgeon, duke hedhur këmbë mbi këmbë, kërkon të jetë më “joshëse”, ndërkohë që vërehet se May ka një pamje më të mirë sa I përket veshjes, duke shkruar se të dyja përdorin këmbët si arma e tyre më e mirë.

Me ton ironik, por që nuk ka asgjë për të qeshur: dhe për më tepër, autorja e artikullit është një grua, Sarah Vine, që është gazetare dhe gruaja e ish ministrit të drejtësisë Michael Gove.

Dy të parat që kanë reaguar janë dy deputete, ish ministre laburiste Harriet Harman dhe Yvette Cooper, që kritikojnë këtë shërbim në kopertinën e Mail si “seksiste” dhe “ofensiv”. Alaistar Campbell, ish zëdhënës i Blair,  kritikoi titullin. Ndërkohë që Ed Miliband, ish lideri laburist shkruan në Twitter: Titull i viteve ’50. Ndërsa lideri aktual laburist Jeremy Corbyn bën apel: Seksizmi duhet ti dorëzohet historisë. T’ju vijë turp”.

Guardian vlerëson: “Kjo është aperture që do të fitojë një titull si gazeta e vitit”.

legs-it.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrënqethëse, 25-vjeçarja shqiptare që pret një fëmijë dhe s'ka asnjë shpresë për të jetuar, përlot mjekët italianë
Britanikët kanë shpikur lazerin e frikshëm, i pret metalet si thika në gjalpë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011248111724854
array(1) { ["section"]=> string(122) "beteja-e-kembeve-mes-theresa-may-dhe-nicola-sturgeon-daily-mail-corodit-boten-me-titullin-per-dy-zonjat-kryeministre-73387" }