BETEJA PAS 'RAMA IKU'!

Publikuar tek: pa-stres, më 09:29 26-10-2019 BETEJA PAS 'RAMA IKU'! Edi Oga

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Një ditë të shtunë, Rama doli përpara kameras së televizionit të tij privat me fonde shtetërore dhe në fund një komunikim të shkurtër prej nëntë orësh, tha:

"Ju e dini që unë jam lider i fjalës së mbajtur. E kujtoni besoj premtimin tim kryesor pas ardhjes në pushtet, që unë do të largohem vetëm kur të vendos unë që të largohem, jo kur duan disa që unë të largohem. E pra unë e kam vendosur, largohem të hënën. Kur them largohem, largohem si Nano, që iku e na thau sytë, jo si Berisha, që mbeti po aty. Lamtumirë!"

Në fund të fjalës, për të vulosur vlefshmërinë e asaj që tha, mori një tepsi (bosh) dhe e vendosi mbi tavolinën e punës, e cila kurrë nuk kishte mbajtur asgjë mbi vete, pasi askush nuk ishte ulur aty në gjashtë vite!

Lajmi ra si bombë në popull, por me efekt të ndryshëm në kategori të ndryshme.

Një milion shuplakat e përjetuan si bombë me napalm, u dogjën dhe u shkrinë sikur mbi ta të ishte përplasur vetë Dielli.

Populli opozitar e përjetoi si një bombë me para të thata që u shpërtheu mbi kokë dhe të gjithë të ngazëllyer vinin përqark dhe lëviznin duart sikur po mblidhnin kartmonedhat.

Të painteresuarit ndaj politikës, indiferentët, nuk dëgjuan asnjë shpërthim.

Indiferentët legena e dëgjuan dhe u shprehën të gjithë njësoj: na plk. Oligarkët e dini që para se të ndodhte. Politikanët e huaj u trishtuan, sepse u privuan nga një zbavitje e garantuar. Nga barsaletat që u tregonin njëri-tjetrit pas takimeve me të.

Kjo atmosferë zgjati deri të djelën në drekë. Pasdite, papritur, të mërzitur e të gëzuar u kujtuan që e hëna vinte pas disa orësh dhe boshllëku që la "i ikuri" duhej plotësuar.

"Le të bëjmë zgjedhje demokratike dhe t'i tregojmë Evropës që jemi të denjë për të qenë pjesë e saj!"- tha një intelektual i shoqërisë civile.

Kjo shprehje klishe tridhjetëvjeçare i bëri dakord të gjithë, dhe meqë nuk kishin asnjë sekondë për të humbur, vendosën të kryejnë votimin më të thjeshtë në Botë!

Pushteti dhe opozita do të shpallnin nga një kandidat dhe i gjithë populli do të rreshtohej në kolonë pas kandidatit që preferonte. Kolona më e gjatë, afërmendsh ajo që kishte më shumë njerëz pas kandidatit, do t'i jepte atij fitoren dhe do ta shpallte kryeministër!

Kandidati i pushtetit u vendos menjëherë në pozicion, duke pritur me kërshëri rivalin e tij, por ky po vononte. Opozita ishte mbledhur për të përcaktuar kandidatin e vet, por mesa duket nuk po binin në një mendje. Nga qendra e rrethit opozitar vinin klithma feëmrore të përziera me ulërimat e një burri. Pas pak minutash, rrethin njerëzor të opozitës e çau një femër e pashme por pak e shkurtër dhe jo me trup miss-i. Ashtu e përgjakur siç ishte nga dyluftimi, iu afrua rivalit dhe i tha:

"Do të ndeshemi bashkë, Erion...!" Turmat shpërthyen në brohorima...!

...Ndërkohë, mijëra kilometra larg, dikush po djersitej në gjumë duke folur symbyllur: Jo Grida, unë, jo Grida... më takon mua...!

"Luli, Luli... zgjohu! Je në ëndërr Lul! Nuk është këtu Grida. Nuk je në Shqipëri. Është e shtunë sot, Je në shtëpinë tënde! "

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073599815368652
array(1) { ["section"]=> string(26) "beteja-pas-rama-iku-183551" }