'Beteja' për të hapur negociatat, BASHA zgjedh ‘formulën’ e McALLISTERIT: Zgjidhja më e mirë janë 9 kushtet e Gjermanisë (MESAZHI)

Publikuar tek: politike, më 15:27 23-10-2019 'Beteja' për të hapur negociatat, BASHA zgjedh ‘formulën’ e McALLISTERIT: Zgjidhja më e mirë janë 9 kushtet e Gjermanisë (MESAZHI) Lulzim Basha gjatë një takimi me David McAllister

Kreu i PD-së Lulzim Basha thekson se zgjidhja e vetme e krizës politike dhe mundësimit të çeljes së negociatave është plotësimi i 9 kushteve të vendosura nga Gjermania.

Kryeopozitari u bazua mbi fjalët e Kreut të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister, i cili u shpreh se BE-ja duhet të kishte ndjekur shembullin e Gjermanisë për hapjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë.

Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.

Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.


Çfarë deklaroi për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut David McAllister?

Edhe nëse këto shtete do të ndaheshin, Presidenti Macron do të kishte akoma rezerva për Maqedoninë e Veriut. Prandaj nuk jam i sigurt nëse procedura e ndarjes do të ndihmojë. Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036939144134521
array(1) { ["section"]=> string(129) "beteja-per-te-hapur-negociatat-basha-zgjedh-formulen-e-mcallisterit-zgjidhja-me-e-mire-jane-9-kushtet-e-gjermanise-mesazhi-183201" }