Beteja për Teatrin, Rama publikon mesazhin e Mariana Kondit: Nuk e kërkoj për vete, por për gjeneratat që do vijnë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:58 18-08-2019 Beteja për Teatrin, Rama publikon mesazhin e Mariana Kondit: Nuk e kërkoj për vete, por për gjeneratat që do vijnë

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet duke publikuar mesazhet e intelektualëve lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Këtë herë, Rama ka sjellë në vëmendje mesazhin e aktores Mariana Kondit, e cila shprehet pro shembjes së godinës.

Kondi thotë se përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngon një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shtetërore.

Aktorja mbështet çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, qytetit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër që kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotëm të teatrit.

Statusi i plotë:

Mariana Kondi, e cila i ka dhënë publikut shumë personazhe të spikatur në skenë e në ekran, është një nga aktoret që ka mbledhur më shumë duartrokitje në sallën e Teatrit Kombëtar. Ajo ka një qëndrim të qartë në debatin për godinën e teatrit, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror.

MARJANA KONDI:

Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shtetërore. E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë s’e kërkoj për vete, por për gjeneratat që do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Ndaj mbështes çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, qytetit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër që kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotëm të teatrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.067556858062744
array(1) { ["section"]=> string(118) "beteja-per-teatrin-rama-publikon-mesazhin-e-mariana-kondit-nuk-e-kerkoj-per-vete-por-per-gjeneratat-qe-do-vijne-175698" }