Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi ditën e sotme kontratën koncesionare të lidhur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë "Kolvu Energji" për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë, pas një kërkese të bërë nga banorët e zonës Kulaj.
Kështu kërkesa e banorëve është pranuar nga Gjykata Administrative për arsye se ndërtimi i HEC-it do të dëmtonte ekosistemin.
Për rrjedhojë, Gjykata Administrative e Tiranës pranoi akt-padinë, duke nxjerrë të pavlefshme Deklaratën Mjedisore të lëshuar nga Ministri Lefter Koka për projektin, urdhërat e Ministrit Damian Gjiknuri për dhënien e koncesionit si dhe vetë kontratën e koncesionit dhe duke vënë përpara tyre kërkesën e banorëve që protestuan për një kohë të gjatë.