Betimi i anëtarëve të Kushtetueses, Meta nuk fton ambasadorët e SHBA dhe BE

Publikuar tek: politike, më 23:45 14-11-2019 Betimi i anëtarëve të Kushtetueses, Meta nuk fton ambasadorët e SHBA dhe BE Gjatë ceremonisë së betimit në Presidencë të Besnik Muçit

Tre anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji u betuan pasditen e sotme në ambientet e Presidencës.

E megjithëse kishte dyshime se presidenti Ilir Meta mund të bllokonte ceremoninë e betimit duke thelluar edhe më tej përplasjen me Kuvendin, diçka e tillë nuk ndodhi.

Por ajo që bie në sy është se në ceremoninë e betimit mungojnë përfaqësues të lartë të SHBA dhe BE.

Ndryshe nga betimi i Besnik Muçit, ku të pranishëm ishin disa nga krerët më të lartë të diplomacisë së huaj në Shqipëri si zëvendës ambasadori i SHBA, Dan Koski, ambasadori i BE Luigi Soreca ambasadori italian Alberto Cutillo, ambasadori gjerman Peter Zingraf, dhe ajo franceze Christine Vasac, sot ata kanë munguar.

Sipas "Shqip", ka qenë Presidenca ajo e cila nuk ka shpërndarë ftesa.

Kujtojmë se pasi Kuvendi zgjodhi dy anëtaret e Kushtetueses, SHBA, BE dhe ambasada gjermane në Tiranë përgëzuan procesin që do të çojë në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu vetëm një ditë më parë, Meta nuk kurseu sulmet ndaj disa diplomatëve të huaj në vendin tonë, të cilët edhe pse nuk i përmendi me emra nuk ngurroi t’i quajë të korruptuar.

dgfsdgw3egw3g.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046553134918213
array(1) { ["section"]=> string(81) "betimi-i-anetareve-te-kushtetueses-meta-nuk-fton-ambasadoret-e-shba-dhe-be-185933" }