Betohet Erion Veliaj: Kam rënë në dashuri me Bashkinë, do bëj më të mirën për Tiranën e shekullit të ri

Publikuar tek: politike, më 18:12 30-07-2019 Betohet Erion Veliaj: Kam rënë në dashuri me Bashkinë, do bëj më të mirën për Tiranën e shekullit të ri

“Betohem se do të bëj më të mirën për Tiranën e shekullit të ri”, kështu e ka mbyllur fjalën e tij kryebashkiaku Erion Veliaj pasi shpalosi planet e tij për katër vjeçarin e ardhshëm në krye të Bashkisë së Tiranës.

Teksa Tirana mbush vitin tjetër 100 vite si kryeqytet i Shqipërisë, Veliaj përmendi disa nga projektet më të rëndësishme si Kampusi Universitar, Zona e Lirë Ekonomike në Kashar dhe përfundimi i “Bulevardit të Ri”, ku do të fokusohet puna e tij.

Pjesë nga fjala e Veliajt:

Tani kam rënë në dashuri me Bashkinë. Sot jam dyfish i nderuar për besimin që më dhanë ndoshta në vitet më të pazakonta. Dua të falenderoj Aldrinin dhe ndoshta tani duhet t’i japim atij mbështetje në Këshillin e Qarkut. Sfidat që na bëri kryeministri, për të shkuar të gjithë si komunikues, misioni i komunikimit ta bëjmë edhe më efikas me njerëzit që na kanë besuar dhe mbështetur.

Arritja më e madhe është njerzillëku, fakti që këtij qyteti i kemi kthyer një fytyrë njerëzore. Fakti që bashkia shihet si mision dhe shërbimi ndaj publikut shihet si kontributi më i madh që mund të japim, më bën të ndihem shumë krenar sot. Mezi pres ta bëjmë këtë qytet, qytetin e ëndërrave dhe fëmijëve tanë.

Dua t’ju kujtoj që Tirana mbush 100 vjeç si kryeqytet i Shqipërisë vitin tjetër. Një nga gjërat që më pëlqen është fjala Bashki, të bërit e gjërave bashkë. Zona e lirë ekonomike në Kashar është një zonë e dytë industriale që do të zgjidhë ngërçin e shumë bizneseve. Ligji mundëson që jo vetëm privatët por edhe ente publike mund të aplikojnë dhe të marrin një leje atje.

Të lehtësohen të gjitha procedurat për kampusin e ri universitar, kemi restauruar shumicën e godinave në Qytetin Studenti, kemi edhe tre. Jemi në 5-shen finale për të qenë kryeqyteti i rinisë. Jam shumë krenar që Tiranën e kemi kthyer në një qytet cilësor për fëmijët. Parashikojmë që në 100 vitet e ardhshme Tirana të rritet në “Bulevardin e Ri”. Të shohim se si ajo zonë që quhet Fin-Tech, të vazhdojë në Bulevardin e Ri. Betohem përpara jush që do të bëj më të mirën për Tiranën e Shekullit të ri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078179836273193
array(1) { ["section"]=> string(108) "betohet-erion-veliaj-kam-rene-ne-dashuri-me-bashkine-do-bej-me-te-miren-per-tiranen-e-shekullit-te-ri-173858" }