Vëllezërit Frashëri mund të kenë kontribuar shumë në historinë dhe kulturën shqiptare, por jo aq sa trashëgimia e tyre të tërheqi vëmendjen e shtetit për t’u mirëmbajtur ashtu siç e meriton.
Kjo foto është bërë në bibliotekën e vëllezërve Frashëri në banesën e tyre në fshatin Frashër të Përmetit.
Banesa e Frashërllinjve, e cila duhej të ishte një pikë e rëndësishme turistike jo vetëm për këtë fshat, por për të gjithë zonën e Përmetit, është tërësisht jashtë vëmendjes së institucioneve lokale dhe qendrore.
Fotoja tregon edhe njëherë tjetër se sa shumë kujdesemi për trashëgiminë e atyre që dhanë gjithçka për kombin tonë.