Presidenti ri i SHBA-së, Joe Biden dhe Kryeministri Boris Johnson kanë zhvilluar telefonatën e tyre të pare.
Bëhet me dije se në këtë telefonatë është theksuar rëndësia në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Johnson shkruan: Shumë mirë të flasësh me Presidentin Joe Biden këtë mbrëmje. Unë pres që të thelloj aleancën e gjatë midis dy vendeve tona ndërsa drejtojmë një rimëkëmbje të gjelbër dhe të qëndrueshme nga Covid-19.
Johnson u bë udhëheqësi i parë evropian që ka folur me presidentin e ri pasi ai më parë ka folur me me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe presidentin meksikan, Andrés Manuel López Obrador.