Biden i tha “inshallah” dhe “qepe gojën”, por Trump nuk e la të fliste! Ja momentet më nxehta nga raundi i parë i debatit presidencial (Video)

Publikuar tek: bota, më 21:59 30-09-2020 Biden i tha “inshallah” dhe “qepe gojën”, por Trump nuk e la të fliste! Ja momentet më nxehta nga raundi i parë i debatit presidencial (Video) Donald Trump / Joe Biden

Raundi i parë i debatit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden u përshkrua si një kakofoni, një përplasje kaotike por kjo edhe për shkak të moderimit të dobët.

Jo më kot organizatorët premtuan ndryshime në format. Komisioni i Debateve Presidenciale tha se do të vendosë një format të ri që do të garantojë diskutim më të rregullt.

Megjithatë debati i parë pati disa momente që tërhoqën vëmendjen.

Një nga këto momente ishte kur Joe Biden u duk se për një moment e humbi durimin nga ndërhyrjet e shpeshta të presidentit Trump, duke e shtyrë që t’i thotë “Will you shut up, man”, e përkthyer shqip: “A do ta qepësh gojën, o burrë”. “Je presidenti më i keq që Amerika ka patur”, i tha ai më pas.

“Kina të ka ngrënë drekën,” iu kthye Trump teksa po i përgjigjeshin pyetjeve për ekonominë.

Edhe moderatori nuk mundi të përmbajë nervat në një moment: “Unë e urrej ta ngre zërin, por pse të mos jem ndryshe nga ju të dy?”, tha Chris Wallace i Fox News.

Kritikët e Trump thonë se presidenti nuk pranoi të dënojë grupet supremaciste të bardha dhe milicinë. “Jam i gatshëm ta bëj! Por shumica e tyre janë ekstrem i majtë. Ky është një problem i majtë, janë Antifa”, tha Trump.

Biden tërhoqi vëmendje të madhe në rrjete sociale, pasi pikasën se gjatë fjalimit Joe Biden kishte përdorur fjalën arabe “inshallah”.

Teksa po i kërkonte Donald Trump të përgjigjej se kur do të vinte momenti që populli amerikan do të shihte deklaratat e tij tatimore, për të cilat akuzohet se ka vite që i shmang, Biden tha: “Kur? Inshallah?”. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013047933578491
array(1) { ["section"]=> string(141) "biden-i-tha-inshallah-dhe-qepe-gojne-por-trump-nuk-e-la-te-fliste-ja-momentet-me-nxehta-nga-raundi-i-pare-i-debatit-presidencial-video-222266" }