Biden për 2 orë e 25 minuta në zyrën e Erdogan, presidenti turk: Na sillni sa më shpejt Gylenin

Publikuar tek: bota, më 20:37 24-08-2016 Biden për 2 orë e 25 minuta në zyrën e Erdogan, presidenti turk: Na sillni sa më shpejt Gylenin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Takimi i zhvilluar në rezidencën presidenciale u mbajt me dyer të mbyllura për median dhe ka zgjatur afërsisht 2 orë e 25 minuta.

Erdoğan, në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me Biden u shpreh: "I nderuari Biden, me këtë vizitë në vendin tonë, duke vizituar Parlamentin ka gjetur mundësinë për të shikuar vetë personalisht në vendngjarje dimensionet e rënda të tentativës së puçit. Gjithashtu edhe unë do ti jap disa dokumente, informacione dhe unë jam mjaft i kënaqur që ka gjetur mundësinë për të vëzhguar nga vendi ndjenjat e popullit tonë rreth FETÖ-s, shkaktarit të tentativës së puçit."

Duke u shprehur se "në takimin tonë me të nderuarin Biden i kemi dhënë informacione rreth masave që kemi marrë dhe luftës tonë kundër kësaj organizate terroriste me duar të përgjakura e cila nuk ka hezituar as edhe të sulmojë popullin, Erdoğan ka theksuar se "Përparësia më e madhe e jona është kryesisht ekstradimi në kohën më të shkurtër në vendin tonë të kreut të FETÖ dhe i kësaj tentative të puçit”, transmeton Anadolu Agency.

Ndërsa në lidhje me operacionin e nisur kundrejt rajonit Jarabulus presidenti Erdoğan ka theksuar: "Pasi kryem bisedimet tona me forcat e koalicionit ne dhamë vendimin përfundimtarë ku bashkë me Ushtrinë Siria e Lirë, kryesisht në mbështetje të ofensivës së tyre tokësore u mundësua hyrja në Jarabulus edhe me mbështetjen ajrore të forcave të koalicionit. Që nga ky moment Jarabulus-i është rimarrë dhe ndodhet nën kontrollin e forcave të Ushtrisë Siria e Lirë të cilët kanë marrë nën kontroll edhe ndërtesat zyrtare dhe të qeverisë atje. Me informacionet që kemi marrë në këtë moment edhe DAESH-i ka mbetur i detyruar të largohet nga Xherablus-i."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia zhduk çdo gjurmë të futbollistit Hakan Shukur
4 plumba mbi shqiptarin, bashkëpunoi me policinë kundër mafies shqiptare në Belgjikë »
Article Logic
Execution time: 0.013254165649414
array(1) { ["section"]=> string(99) "biden-per-2-ore-e-25-minuta-ne-zyren-e-erdogan-presidenti-turk-na-sillni-sa-me-shpejt-gylenin-50767" }