Biden zbulon vendimin e parë që do të marrë si President i SHBA-së

Publikuar tek: bota, më 23:54 04-12-2020 Biden zbulon vendimin e parë që do të marrë si President i SHBA-së Joe Biden

Mposhtja e Covid-19 është kthyer në një luftë të madhe në të gjithë botën tashmë.  

Një përpjekje për zhdukjen e pandemisë ka premtuar edhe presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden.

Në një intervistë për mediat amerikane, Biden  zbuloi se një ndër vendimet e tij të para si president do të jetë t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë.

“Ditën e parë të inaugurimit, unë do t’i kërkoj qytetarëve që të mbajnë maskë për 100 ditë. Vetëm 100 ditë me maska, jo përgjithmonë, vetëm 100 ditë. Dhe mendoj se do të shohim një pakësim të ndjeshëm të rasteve të koronavirusit, që kanë arritur në shifra rekord ditët e fundit me një rritje të numrave të vdekjeve ditore," tha Biden.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura në botë. Deri më tani raportohet për 14.2 milionë të prekur me Covid-19 që nga shpërthimi i saj, ndërsa numri i të vdekurve është mbi 276 mijë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi i ri: Nëse keni bërë këtë vaksinë, atëherë jeni më pak të rrezikuar nga COVID-19
»
Article Logic
Execution time: 0.012065887451172
array(1) { ["section"]=> string(73) "biden-zbulon-vendimin-e-pare-qe-do-te-marre-si-president-i-shba-se-230227" }