Bie euro, shkon drejt nivelit më të ulët historik

Publikuar tek: ekonomi, më 08:39 06-08-2019 Bie euro, shkon drejt nivelit më të ulët historik

Këmbimi valutor i euros po shkon gjithmonë e më shumë drejt rënies.

Ditën e djeshme monedha e përbashkët euro u këmbye me poshtë kuotës së 121 lekëve.

Kjo shifër tregon se euro po shkon drejt nivelit më të ulët historik të të gjitha kohërave, pasi dje vetëm një euro u këmbye me 120.75 lekë.

Banka e Shqipërisë raporton se euro u nënçmua me 0.59 pikë në raport me një ditë më parë, në këmbim me monedhën vendase.

Shkak për këtë janë bërë prurjet e larta në valutë nga emigrantët dhe turistët që vijnë për sezonin turistit.

Në rekordet historike në vitin 2008, euro ka pasur nivelin më të ulët, pasi në raport me lekun vendas shkëmbehej me vetëm 120.4 lekë për 1 euro në gjashtëmujorin e parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070638656616211
array(1) { ["section"]=> string(55) "bie-euro-shkon-drejt-nivelit-me-te-ulet-historik-174470" }