Bie importi, rritet me 8.2 % prodhimi i energjisë gjatë 6-mujorit të parë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:53 01-09-2016 Bie importi, rritet me 8.2 % prodhimi i energjisë gjatë 6-mujorit të parë

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike ka shënuar rritje prej 8.2 përqind nga 6 mujori i parë vitit 2015.

Prodhimi i energjisë ka arritur shifrën e 4.065 GWh, nga 3.758 Gwh energji të prodhuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015

Sipas INSTAT, kontribut në rritjen e prodhimit neto vendas kanë dhënë hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhimi i të cilave gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 është rritur me 35,9 përqind krahasuar me të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2015.

Hidrocentralet publike rezultojnë të kenë ulje të prodhimit në këtë periudhë me 1,2 përqind.

Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 ka ndikuar në rënien e importeve dhe rritjen e eksporteve të energjisë elektrike duke sjellë rënie të importeve bruto (energji në marrje) me 4,7 përqind dhe rritje të eksporteve bruto (energji në dhënie) me 53,3 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2015.

energjia_1-16_graf_497x265.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022581815719604
array(1) { ["section"]=> string(76) "bie-importi-rritet-me-8-2-prodhimi-i-energjise-gjate-6-mujorit-te-pare-51542" }