Një makinë ka rënë sot në një humnerë në afërsi të Repsit, fshati Pshqesh.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesit e sotëm, duke i marrë jetën dy personave që ndodheshin në makinë, Gjergj Kola 58 vjeç dhe Mark Loci 56 vjeç. Viktimat ishin roje të HEC-it të Peshqeshit dhe ishin duke u kthyer nga puna. Në makinë bashkë me dy viktimat udhëtonte edhe infermierja e fshatit P.K, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti tip ‘’Volksvagen’’ ka dalë nga rruga, duke u gjendur në humnerë, pasi mbajtëset e rrugës nuk kanë mundur ta mbajnë në rrugë mjetin. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit por paraprakisht dyshohet shpejtësia e mjetit.