Një makinë tip “Benz” me targa AA 262CK ka rënë në humnerë në rrugën në afërsi të zonës së njohur si ish parku Gramsh.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit. Makina ka përfunduar 70 metra në humnerë dhe dyshohet se shkak për këtë është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për më shumë .