Bie 'miti' i Viktor Orban në Hungari, e majta fiton Budapestin, ndryshimi që erdhi pas 10 vjetësh

Publikuar tek: bota, më 11:13 14-10-2019 Bie 'miti' i Viktor Orban në Hungari, e majta fiton Budapestin, ndryshimi që erdhi pas 10 vjetësh Gergely Karacsony, kryetar i ri i bashkisw se Budapestit, kundershtar i Viktor Orban

Humbja e parë politike për Viktor Orban, njeriun e fortë dhe kryeministrin hungarez: zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Budapestit janë fituar nga kandidati i opozitës Gergely Karacsony; ky i fundit ka marrë 50.6% të votave duke mundur kandidatin e Fidesz (partia e Orban), Istvan Tarlos që mori 44% të votave.

Fronti opozitar ka fituar edhe 7 qytete te tjera në Hungari të gjitha më parë të administruara nga Fidesz.

Humbja e Orban është e para që nga viti 2010, që kur ai u ngjit në pushtet. Opozita në Budapest u mblodh rreth një emri Karacsony që është një eksponent i të majtës, ambientalist dhe Europeanist. Kryetari i ri i Bashkisë ka vënë një paralele me atë që ndodhi marsin e kaluar në Stamboll ku opozita arriti të mundë qeverinë e Erdogan.

Orban nga ana e tij e ka uruar menjëherë kryetarin e ri të bashkisë së Budapestit. Kryeministri ultra sovranist, “shpikësi” i të ashtuquajturës “demokracia iliberale” është prej vitesh në kundërshtim me Brukselin për cështje të ndryshme, nga emigrantët te ligjet për autonominë e sistemit gjyqsor apo medias.

Puna “simbol” e Orban është kufiri i gjatë 160 km me Serbinë për të bllokuar arritjen e emigrantëve. Në zgjedhjet e 2018, Fidesz triumfoi me 49% të votave falë sistemit hungarez arriti të marrë 133 nga 199 vendet në parlament.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022456169128418
array(1) { ["section"]=> string(100) "bie-miti-i-viktor-orban-ne-hungari-e-majta-fiton-budapestin-ndryshimi-qe-erdhi-pas-10-vjetesh-181979" }