Një 72-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
72 vjeçari Xhelal Mera, banues në fshatin Gjormë në Kurbin, po punonte në banesë teksa ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Nuk dihen ende rrethanat e qarta se si ka ndodhur ngjarja, apo nëse ka pasur probleme teknike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të Kurbinit, ndërsa është ngritur grupi hetimor dhe po kryhen veprimet e nevojshme.