Një shtetas shqiptar me inicialet A.S, 56 vjeç ka rrëshkitur dhe ka rënë 50 metra në një greminë.
Lajmin e jep drejtoria e policisë e qarkut Dibër që në njoftimin për shtyp shkruan se shtetasi është çuar në spitalin e Peshkopisë, dhe pritet për tu dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë. Shtetasi ka rrëshkitur në fshatin Lashkizë, në njësinë administrative Zall Dardhë në Dibër dhe sipas informacioneve të para është punëtor te një subject HEC-I në atë zonë. Por, sipas njoftimit dhe hetimeve të para të policisë, ky shtetas nuk ka qenë në punë në kohën që ka ndodhur rreshkitja e tij në humnerë.
Ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të kësaj ngjarje.