Një automjet tip “benz” me targa AA 875 FR ka rënë nga 20 metra lartësi poshtë një shkëmbi, pranë liqenit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës ndërsa policia është befasuar kur ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nuk ka gjetur asnjë person brenda makinës.
Ky fakt ka thelluar misterin për ngjarjen ndërsa nga ana tjetër mediat lokale bëjnë me dije se mbrëmë në spitalin rajonal të Shkodrës nuk ka shkuar asnjë person i lënduar.
Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe pritet që ngjarja të zbardhet në vazhdim.