Vetëm pak minuta më parë një parashutë u rrëzua pranë detit të Vlorës dhe u raportua për një të lënduar në gjendje kritike për jetën.
Mirëpo, Drejtor i Aeronautikës, Alket Islami, në një lidhje direkte me "Report Tv", ka treguar që vajza e lënduar nuk është parashutiste por po bënte një hedhje dyshe me një parashutist nga Kosova, dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Unë jam në Tiranë. Janë ditë të lira që pilotët vijë dhe bëjnë stërvitje në Kaninë. Janë vazhdë e përgatijeve për kampionatin Botëror me 5 maj në Vlorë. Sipas miqve të mi që janë në spital vajza është dëmtuar në momentin e uljes, jo për shkak të rrymave. Është jashtë rrezikut për jetën. Nuk është parashutiste por është një vajzë që ka qenë me një pilot nga Kosova”,-ka thënë Islami duke sqaruar opinionin publik.