Bie nga kati i 6-të, fqinjët shpëtojnë mrekullisht me batanije vogëlushin (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 08:08 31-07-2019 Bie nga kati i 6-të, fqinjët shpëtojnë mrekullisht me batanije vogëlushin (VIDEO)

Një fëmijë në Kinën jug-perëndimore ka shpëtuar mrekullisht pasi u rrëzua nga kati i gjashtë i pallatit.

Djaloshi tre vjeçar u filmua duke u mbajtur në një ballkon të një ndërtese të lartë në lagjen Jiulongpo të qytetit Chongqing.

Banorët e zonës përreth morën masa përtë shpëtuar fëmijën nëse do të binte.

Ata morën dy batanije të mëdha dhe i vendosën poshtë tij.

Ndërkohë pamjet tregojnë momentin kur djali humbet kontrollin dhe bie. Për fat të mirë, fëmija ra në batanije dhe shpëtoi u pa lënduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010734081268311
array(1) { ["section"]=> string(85) "bie-nga-kati-i-6-te-fqinjet-shpetojne-mrekullisht-me-batanije-vogelushin-video-173905" }