Ish-ministri për Rendin Publik, Vladimir Hysi ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 7-të i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Durrës tek ‘Shkëmbi i Kavajës", ndërkohë që policia bën me dije se viktima është Vladimir Hysi, 65 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se Hysi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë i një pallati e për pasojë ka ndërruar jetë. Hysi në Dhjetor 91 deri nç Prill 92 ka mbajtur postin e Ministrit për Rendin Publik.
Sipas policisë 65-vjeçari ka humbur ekujlibrin dhe është rrëzuar dhe nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyjqësor Durrës për veprime të mëtejshme.