Bie nga kati i pestë i pallatit, aksidentohet rëndë një burrë në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:11 02-07-2018 Bie nga kati i pestë i pallatit, aksidentohet rëndë një burrë në Tiranë Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i pestë i një pallati në kryeqytet.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë, ndërkohë që i aksidentuari është identifikuar me inicialet L.L, 50 vjeç.

Sakaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, teksa 50 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Nr. 2 Informacion paraprak. Më datë 02.07.2018, në rrugën “Margarita Tutulani”, nga pakujdesia ka rënë nga kati i pestë, i pallatit shtetasi L.L., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046807050704956
array(1) { ["section"]=> string(77) "bie-nga-kati-i-peste-i-pallatit-aksidentohet-rende-nje-burre-ne-tirane-126497" }