Bie nga lartësia duke punuar te Arena Kombëtare, vdes te Trauma punonjësi (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:11 30-03-2019 Bie nga lartësia duke punuar te Arena Kombëtare, vdes te Trauma punonjësi (EMRI)

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme pasi ka rënë nga lartësia në ambientet e stadiumit 'Arena Kombëtare në Tiranë.

Mësohet se personi që ka ndërruar jetë, është shtetasi Naim Idrizi, i cili është rrëzuar aksidentalisht teksa ka qenë duke punuar në lartësi.

Pavarëisht dërgimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, 40 vjeçari nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Më herët, ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka denoncuar ngjarjen, ndërkohë që Policia ka njoftuar vetëm pak momente më parë.

'Gjatë paradites të sotme, shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi, aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital. Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra', thuhet në njoftimin e policisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026924133300781
array(1) { ["section"]=> string(84) "bie-nga-lartesia-duke-punuar-te-arena-kombetare-vdes-te-trauma-punonjesi-emri-158559" }