Bie nga mali “Olimp”, ndërron jetë alpinisti shqiptar (EMRI)

Publikuar tek: rajon, më 22:28 15-09-2019 Bie nga mali “Olimp”, ndërron jetë alpinisti shqiptar (EMRI)

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Lajmin për vdekjen e Gurit është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup, e cila njofton se alpinisti ka rënë nga një lartësi 10 metra teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi. 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që Guri të ketë pësuar atak në zemër.

“Ditën e djeshme një pjesë e anëtareve të SH.B.E. “Shkupi” udhëtuam në Greqi për tu ngjitur në malin e Olimpit. Rreth orës 20:00 arritëm 50 metra në afërsi të shtëpisë malore “Refugge A” dhe për një moment anëtari dhe vëllai ynë Mefail Guri u ndal, u mbështet mbi shkopinj dhe ra pa vetëdije, duke u rrokullisur rreth 10m. Pasi qe ishte pa vetëdije, as nuk fliste, e as nuk dinte të mbahej . Ne vrapuam duke i dhëne ndihmën e parë, në afat prej 2 minutash kane arritur edhe persona zyrtare nga shtëpia malore për dhënien e ndihmës së parë te cilët dhanë maksimumin e tyre, provuan edhe me elektroshok ta kthejnë në jetë, por për fat te keq nuk arritën”, thonë nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike “Shkupi”, njofton ministria.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.63986802101135
array(1) { ["section"]=> string(62) "bie-nga-mali-olimp-nderron-jete-alpinisti-shqiptar-emri-178573" }